Administrata Tatimore sqarim për këstet e Tatim Fitimit 2024 – Përllogaritja e kësteve sipas vetëdeklarimit më 2023, detyrim ligjor
Në një sqarim të shpërndarë nga Administrata Tatimore, për llogaritjen e tatim fitimit thuhet se përllogaritja e kësteve, bazuar në vetëdeklarimet e vitit 2023 është detyrim ligjor, dhe si i tillë duhet zbatuar.
Në njoftimin e tatimeve thuhet se ‘Tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale, duhet ta parapaguajnë tatimin për vitin 2024 në përputhje me fitimin e vetëdeklaruar në deklaratën e vitit 2023.
Përllogaritja e kësteve për vitin 2024 bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar dhe vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.
Llogaritja e parapagimit është bërë mbi normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë fitimi mbi 14 milion lekë. Këstet mund të paguhen në bazë mujore, por edhe një herë në tre muaj sipas datave:
– Brenda 30 qershorit, për muajt prill, maj, qershor
– Brenda 30 shtatorit, për muajt korrik, gusht, shtator
– Brenda 31 dhjetorit, për muajt tetor, nëntor dhjetor.
Për çdo paqartësi tatimpaguesit mund të marrin sqarime në Drejtoritë Rajonale përkatëse.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.