Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore – Paraardhësi i tij, Malpass largohet nga posti një vit para kohe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke filluar nga 2 qershori. Ai është një një ekspert financash dhe zhvillimi me origjinë indiane, aktualisht i ngarkuar me rinovimin e institutcionit huadhënës për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe kriza të tjera globale.
Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte kandidati i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump.
Malpass, i cili u përball me kritika për qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve klimatike, me ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së Al Gore që e etiketoi atë si mohues të klimës dhe aktivistët e klimës që kërkonin dorëheqjen e tij, njoftoi në fillim të këtij viti në shkurt se ai do të tërhiqej në qershor, gati një vit më parë, përfunfimit të mandatit të tij pesëvjeçar. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori.
Zgjedhja e Banga – s erdhi pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore e intervistuan atë për katër orë të hënën. Vendimi erdhi me votim nga 24 anëtarë të bordit, me Rusinë që abstenoi, në vend të procesit të zakonshëm të bazuar në konsensus.
Një nga burimet e quajti Banga një “bërës të vërtetë ndryshimi” i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave në bankën globale të zhvillimit. Ajo tashmë u jep hua qindra miliarda dollarë vendeve në zhvillim, por po punon për të rritur huadhënien e saj për t’i ndihmuar ata të adresojnë sfidat globale, si ndryshimi i klimës.
Banka Botërore është udhëhequr nga një amerikan që nga themelimi i saj në fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është udhëhequr nga një europian. Banga, i cili ka lindur në Indi dhe e kaloi karrierën e tij të hershme atje, është shtetas amerikan që nga viti 2007.
Banga ka takuar zyrtarë nga 96 qeveri të ndryshme që nga emërimi i tij. Ai vizitoi tetë vende gjatë një turneu tre-javor botëror për të takuar zyrtarë qeveritarë, udhëheqës biznesi dhe grupe të shoqërisë civile, duke fluturuar gjithsej për 63.643 kilometra.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.