Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë – ARRSH informon mbi ecurinë e punimeve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1, po ecën me ritme të mira.
Sipas njoftimit në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë dhe po punohet për ndërtimin e nënshtresave rrugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore.
“Është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbi strukturën e saj,” shkruhet në njoftim.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.