Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft – Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij falas.
CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania po punon me Microsoft për të prezantuar gjeneratën e ardhshme të modelit të saj të gjuhës AI dhe ta bëjë teknologjinë, të njohur si Llama 2, falas për kërkime dhe përdorim komercial.
Ashtu si Google dhe Microsoft, Meta ka prej kohësh një grup të madh kërkimor të dedikuar për avancimin e teknologjisë IA. Meta është përpjekur gjithashtu të dallohet duke qenë më i hapur se disa nga rivalët e saj Big Tech në ofrimin e një vështrimi në të dhënat dhe kodin që përdor për të ndërtuar sisteme IA. Sipas analistëve një hapje e tillë e bën më të lehtë për studiuesit e jashtëm që të ndihmojnë në identifikimin dhe zbutjen e paragjykimeve dhe toksicitetit që sistemet e IA nxjerrin nga asimilimi se si njerëzit e vërtetë shkruajnë dhe komunikojnë.
Ne anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg u shpreh se burimi i hapur nxit inovacionin sepse lejon shumë më tepër zhvillues të ndërtojnë me teknologji të re. Ai shtoi se kjo gjë përmirëson sigurinë sepse kur softueri është i hapur, më shumë njerëz mund ta rishikojnë atë për të identifikuar dhe rregulluar problemet e mundshme. Sipas tij kjo është arsyeja pse është zgjedhur burim i hapur për Llama 2.
Zuckerberg tha se njerëzit mund të shkarkojnë modelet e reja të IA ose drejtpërdrejt ose përmes një partneriteti që i bën ato të disponueshme në platformën cloud të Microsoft Azure “së bashku me përmbajtjen dhe mjetet e sigurisë të Microsoft”. Kushtet financiare të këtij partneriteti nuk u zbuluan.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.