Ari tregtohet pranë 2,040 USD – Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Edhe në sesionin e sotëm, metali i verdhë po tregtohet pranë 2050 dollarëve për onz, ndërsa gjatë kësaj jave ka rënë me rreth 2%. Ari preku nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2,135 dollarë të hënën, për shkak të rritjes së basteve për uljen e interesave nga Rezerva Federale.
Por, paqartësitë mbi kohën e uljes së tyre, bërë që ari të bjerë me rreth 100 dollarë në vijim. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pritet të realizojë humbje për të tretën javë me radhë, duke e bërë arin më të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Të dhënat e publikuara gjatë kësaj jave sugjeruan se tregu i punës në SHBA po humbiste gradualisht vrullin, pasi kostot më të larta të huamarrjes e frenojnë kërkesën në ekonomi.
Investitorët tashmë do të presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, për nëntorin, dhe analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 180,000 mijë vende të reja pune.
Përpara publikimit të këtyre të dhënave, tregjet vlerësonin 65% që Rezerva Federale të ulë normat e interesit në takimin e marsit të vitit të ardhshëm. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 23.8 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 915 dollarë për onz.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.