Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave
Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet gjatë ditës së sotme.
Balluku tha se “ne presim një lajm të mirë për miratimin e kredisë dhe një granti për ndërtimin e rrugës Durrës Rrogozhinë dhe do të kemi shumë projekte. Kemi prioritet standardet në realizimin e investimeve dhe po punojnë edhe me veprat e tjera”.
Në këtë aks po punohet për detajet e fundit, vijëzimin dhe sinjalistikën, duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve
Ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.