Banka e Anglisë, apel biznesit – “Vendosni çmimet e produkteve duke u bazuar në parashikimet e inflacionit”
Bizneset britanike duhet të marrin në konsideratë parashikimet zyrtare që tregojnë se inflacioni do të bjerë këtë vit kur vendosin çmimet e tyre, deklaroi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey. Ai shtoi se nuk kishte asnjë provë që kompanitë po rrisnin çmimet më shumë nga sa duhej.
Banka qendrore e Britanisë rriti normën bazë të interesit në 4.25% të enjten nga 4%, një ditë pasi shifrat zyrtare treguan një rritje të papritur të normës vjetore të inflacionit të çmimeve të konsumit në 10.4% në shkurt.
Bailey përsëriti se banka qendrore priste që inflacioni të binte ndjeshëm këtë vit pasi ndikimi i rritjes së madhe të çmimeve të energjisë vitin e kaluar ra ishte poshtë parashikimeve.
Guvernatori theksoi se shihte shenja inkurajuese, por shtoi se duhet një vigjilencë e jashtëzakonshme në këtë front.
Vitin e kaluar Bailey u përball me kritika nga sindikatat pasi tha se përpjekjet për të siguruar rritjen e pagave do të vononin kthimin e inflacionit në objektivin e tij prej 2%.
Të enjten, stafi i Bankës së Anglisë rishikoi parashikimin afatshkurtër për ekonominë për të parashikuar një rritje modeste në tre muaj deri në fund të qershorit, në vend të një tkurrje. Bailey tha se ekonomia e Britanisë tani kishte një mundësi të mirë për të shmangur recesionin.
Në nëntor, Banka e Anglisë parashikoi recesionin më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve moderne, megjithëse tha se rënia e parashikuar në çdo tremujor ishte e vogël dhe një rishikim modest në rritje do të mjaftonte për të thyer vargun e rënieve tremujore.
Dorina Kurtaj/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.