BE e përçarë për çmimin të gazit rus – Ministrat e Energjisë nuk arrijnë të miratojnë propozimin për një tavan të tarifave
Ministrat e Energjisë së BE-së i kërkuan Komisionit Europian që të vazhdojë me kufizimin e të ardhurave të prodhuesve të energjisë jo-gaz që përfitojnë nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa u tërhoqën nga kufizimi i çmimeve të gazit rus.
Duke kërkuar zgjidhje për të ndihmuar konsumatorin për rritjen e faturave, ministrat i kërkuan Komisionit Europian të përgatisë masa të tjera emergjente, duke përfshirë një kufi më të gjerë të çmimit të gazit që nuk synon në mënyrë specifike Rusinë.
Komisioni Europian, i cili nuk përfshiu një kufi të përgjithshëm të çmimit të gazit në listën e masave që u sugjeroi vendeve përpara takimit, paralajmëroi se kufizimi i çmimeve të gazit të lëngshëm natyror në Europë mund të rrezikonte furnizimet që të shkojnë në tregje të tjera.
“Hendeku i përgjithshëm i çmimeve, duke përfshirë importet e gazit të lëngshëm, mund të paraqesë një sfidë të sigurisë së furnizimit, sepse ai është një treg global. Ne nuk jemi ndër tre rajonet ose vendet më të mëdha importuese të gazit të lëngshëm dhe ka një konkurrencë shumë të fortë në treg. E rëndësishme është që tëq mund të zëvendësojmë vëllimet ruse në rënie me furnizues alternativë”, tha Komisionerja Europian për Energjinë, Kadri Simson.
Komisioni pritet të publikojë detajet e propozimeve javën e ardhshme. Ministrat e Energjisë mund të mbajnë një tjetër takim urgjent më vonë këtë muaj për të negociuar dhe miratuar planet përfundimtare. Simson tha se ajo priste një javë të ngarkuar me bisedime përpara se të arrihet një propozim përfundimtar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.