BE i jep fund mbështetjes për energjinë – Objektiv, ndihma për politikën fiskale
Komisioni Europian rekomandoi që të gjitha qeveritë e BE-së t’i japin fund masave të tyre mbështetëse për çmimet e energjisë deri në fund të këtij viti për të ndihmuar në mbajtjen e financave publike në kontroll dhe për të qëndruar në përputhje me rregullat fiskale, aktualisht ende në negociata, në vitin 2024.
Krahu ekzekutiv i BE –së në rekomandimet e tij vjetore, përmbushja e të cilabe tani ka një ndikim në marrjen e granteve të BE – së nga fondi i rimëkëmbjes, e bëri të qartë një gjë të tillë. Sipas tij të gjitha vendet anëtare duhet t’i japin fund masave mbështetëse aktualisht në fuqi për energjinë deri në fund të vitit 2023.
Më tej shtohet se nëse rritja e çmimit të energjisë së rinovuar kërkon zbatimin e masave mbështetëse, ato duhet të synojnë mbrojtjen e familjeve dhe firmave të cenueshme, të përballueshme nga ana fiskale dhe të ruajnë stimujt për kursimin e energjisë.
Shumica e 27 vendeve të BE-së prezantuan masa të ndryshme për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë vitin e kaluar, kur pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi rritje të çmimeve të gazit dhe naftës.
Por me çmimet e energjisë përsëri më të ulëta, një nivel i tillë mbështetjeje është i paqëndrueshëm dhe do të thotë se shumë vende nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kufijtë e tyre të shpenzimeve primare neto të rekomanduara nga Komisioni sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së që tani negociohet nga qeveritë e BE-së.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.