BE-së i duhen 1,5 trilionë euro në vit – Objektivat klimatike për vitin 2050, në rrezik
Bashkimi Europian do të ketë nevojë për 1.5 trilionë euro investime në vit për të përmbushur objektivin e tij neto të emetimeve zero për vitin 2050. Ky është përfundimi i një studimi i mbështetur nga ligjvënësit e gjelbër të BE-së.
Komisioni Europian do të rekomandojë javën e ardhshme që BE-ja të reduktojë emetimet neto me 90% deri në vitin 2040, nga nivelet e vitit 1990, dhe të përshkruajë rritjen e madhe paraprake të investimeve të nevojshme për ta çuar Europën në rrugën e duhur për të pasur zero emetime neto deri në vitin 2050.
Shumica e fondeve të nevojshme për zero neto – 1.16 trilion euro në vit – mund të sigurohet duke ridrejtuar shpenzimet ekzistuese, pjesa më e madhe e tyre në aktivitete ndotëse, sipas hulumtimit të institutit Rousseau, i cili u porosit nga ligjvënësit e Gjelbër të BE-së.
Kjo do të nënkuptonte një investim të madh nga fusha si automjetet me motorë me djegie, prodhimi i karburanteve fosile dhe aeroportet e reja, dhe një rritje e investimeve në transportin publik. Rinovimin e ndërtesave dhe zgjerimin e energjisë së rinovueshme, sipas studiuesve.
Ndërsa ndryshimi i klimës shkakton faktorë metereologjikë gjithnjë e më të kushtueshëm, politikëbërësit e BE-së po përgatiten për zgjedhjet e BE-së, në të cilat politika klimatike është vendosur të jetë një çështje kyçe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.