BQE ul kufirin për kreditimin e vendeve jashtë BE – Një ndihmë e rëndësishme për ekonomitë më të vogla
Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë kufirin për kreditimin e bankave qendrore nga jashtë Bashkimit Europian në kohë krize. Ndryshimet duhet ta bëjnë më të lehtë për ekonomitë më të vogla jashtë kufijve të BE-së – si Ukraina – të marrin hua në euro nga BQE nëse janë nën presion financiar.
Në deklaratën e saj BQE sqaroi se bazuar në përvojën e krijuar gjatë pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, korniza e re parashikon zgjerimin e kushteve të aksesit në kohë krize ose kur ekziston një rrezik i shtuar i materializimit të një krize.
Lehtësirat ekzistuese të marrëveshjes së riblerjes – sipas të cilave vendet marrin hua nga BQE kundrejt kolateralit –me bankat qendrore të Kosovës, Malit të Zi, San Marinos, Maqedonisë së Veriut, Andorrës, Shqipërisë dhe Hungarisë u zgjatën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Aktualisht, linja të tilla ‘repo’ mund t’u jepen vetëm vendeve që kanë potencial për të dëmtuar politikën e vetë BQE-së për shkak të madhësisë së tyre, përdorimit të lartë të euros dhe lidhjeve financiare dhe ekonomike me BE-në.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.