BQE “këmbëngul” në politikat e saj – Rriten këstet e kredive hipotekore dhe konsumatore në Eurozonë
Bankat e nivelit të dytë në zonën euro, vijojnë të rrisin normat e interesit për kreditë konsumatore dhe ato hipotekore, ndërkohë që Banka Qendrore Europiane vijon politikën e saj më shtrënguese monetare.
Sipas të dhënave më të fundit të BQE-së në lidhje me shkurtin 2023, norma mesatare e interesit në eurozonë për kreditë e reja të banesave me norma interesi të ndryshueshme “të kyçura” nga 1 deri në 5 vjet, si dhe për shumat e rifinancimit të banesave ekzistuese shënoi një rritje në një interval prej 2.94% deri në 3.66%.
Ky është një kërcim domethënës pasi në shkurt 2022 ky diapazon normash interesi nuk kaloi 1.35% në 1.49%, gjithmonë sipas të dhënave të BQE. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja konsumatore në eurozonë është rritur gjatë së njëjtës periudhë nga 4.68% në 5.66%, në 6.42% në 7.53%, siç tregojnë shifrat.
Duke qenë se këto norma interesi i referohen mesatares, në shumë vende ato vendosen në nivele shumë më të larta. Në fakt, muajin e ardhshëm pritet një rritje e re e normave të interesit nga bankat e nivelit të dytë në të gjithë eurozonën, pasi BQE-ja në muajin mars procedoi me një rritje të re të kostove të huamarrjes.
Më 16 mars, Këshilli Drejtues i BQE-së vendosi të rrisë tre normat kryesore të interesit të BQE-së me 50 pikë bazë shtesë. Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit si dhe normat e interesit për lehtësinë e financimit marxhinal dhe atë të pranimit të depozitave u rritën nga 22 mars 2023 në përkatësisht 3.50%, 3.75% dhe 3.00%.
Për një kredi prej 130 mijë euro me afat shlyerje 25 vjet dhe normë interesi të mbyllur për një periudhë 1 deri në 5 vjet, kësti mujor arriti në 649 € në shkurt 2023 nga 519 € në shkurt 2022. Një tarifë mujore kjo prej 130 eurosh ose një tarifë vjetore prej 1560 euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.