Bursat europiane i rikthehen humbjeve – Vit i vështirë për tregjet e aksioneve për shkak të inflacionit të lartë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin vitin 2023 për të qenë më aktivë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa sektori i ushqimeve dhe i pijeve kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.4%.
Bursat europiane pritet të karakterizohet nga ndjenja negative edhe në sesionin e fundit të vitit, ndërsa edhe bursat në rajonin e Azi-Paqësorit publikuan humbje. Tregu global i aksioneve është përballur me një vit të vështirë, për shkak se qeveritë dhe bankat qëndrore ndërmorrën masa drastike për të luftuar inflacionin e lartë, si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fokus të tregjeve janë edhe të dhënat që publikohen në Kinë mbi infektimet me Covid-19.
Rreth 3 vite pas fillimit të pandemisë, qeveria ka lehtësuar disa prej masave, duke u larguar nga politika zero-Covid. Investitorët do të tregohen të kujdesshëm, në pritje edhe të takimeve të bankave qëndrore vitin e ardhshëm.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.