Bursat europiane, në rënie – Fokusi i tregjeve, te bisedimet për rritjen e borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa vijojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Të hënën, spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Kevin McCarthy, deklaroi se takimi për të rritur tavanin e borxhit, me presidentin Joe Biden ishte produktiv dhe profesional, por pa rezultat në arritjen e një marrëveshje.
Edhe presidenti Biden shprehu besimin se do të arrihet një marrëveshje, pasi deri tani është bërë progres i konsiderueshëm. 1 qershori është afati i fundit, në të kundërt ekonomia më e madhe në botë do të përballet me një falimentin në pagesat e detyrimeve. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Indeksin Menaxherial të Blerjeve në Eurozonë, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.