Bursat europiane, në rritje modeste – Investitorët po vlerësojnë efektin e rritjes së interesave
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi investitorët po vlerësojnë trajektoren e politikave monetare nga bankat qendrore dhe po presin disa të dhëna të tjera ekonomike. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 ka fituar rreth 0.4% të vlerës, ndërsa sektori i naftës dhe gazit realizoj fitimet më të mëdha, në rritje me rreth 1.5%.
Të dhënat e publikuara më herët gjatë javës treguan se inflacioni në Eurozonë u ngadalësua në 7%, gjatë prillit me bazë vjetore, ndërsa inflacioni bazë, që përjashton çmimet e luhatshme të energjisë dhe ushqimeve u ngadalësua në 5.6%.
Bankat qendrore në SHBA dhe në Europë vendosën të rrisin normën bazë të interesit me 25 pikë përqindje, një vendim i pritshëm gjerësisht nga investitorët. Ndërsa ditën e sotme, investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA dhe shitjet me pakicë për ekonomitë e eurozonës. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.