Bursat europiane, të qëndrueshme – Investitorët presin inflacionin në SHBA, parashikohet në 5%
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndjekë Rezerva Federale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.1%, ndërsa sektori bankar kryeson fitimet, në rritje me 0.9%.
Analistët parashikojnë se inflacioni në SHBA do të jetë rritur me 0.4% me bazë mujore dhe me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregjet po presin edhe takimin e Bankës së Anglisë, që zhvillohet ditën e sotme dhe pritshmëritë janë për një tjetër rritje të normës bazë të interesit, e cila do të jetë e 12-a me radhë.
Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie në sesionin e sotëm. Investitorët po presin edhe fitimet tremujore të kompanive si Asos, Continental, Siemens, Credit Agricole dhe Telecom Italia.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.