Bursat europiane, të qëndrueshme – Tregjet presin inflacionin në SHBA për muajin qershor
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy ditëve më parë. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria, për shkak se investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.2%. Indeksi i Çmimeve Konsumatore për qershorin parashikohet të tregojë se inflacioni në SHBA, duke përfshirë edhe energjinë dhe ushqimet, parashikohet në jetë rritur me 8.8% në qershor, nga 8.6% që ishte në maj.
Nëse parashikimet do të materializohen, atëherë Rezerva Federale do të rrisë sërish normën bazë të interesit me 75 pikë bazë në takimin e këtij muaji. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi tregtinë në Kinë. Të dhëna të tjera treguan se ekonomia britanike u zgjerua me 0.5% gjatë majit, ndërsa analistët parashikonin një stanjacion.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.