Bursat europiane vijojnë rënien – Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rriten me 8.7%
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e analistëve. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Referuar të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 8.7%, gjatë qershorit, në të njëjtin nivel krahasuar me majin. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një ngadalësim të rritjes së çmimeve në 8.4%. Edhe me bazë mujore, çmimet u rritën me 0.6%.
Këto të dhëna kanë shtuar mundësitë që Banka e Anglisë të rrisë sërish normën bazë të interesit në takimin e së enjtes. Ndërkohë, edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, për shkak të shqetësimeve në lidhje me ngadalësimin e ekonomisë kineze. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi shitjen e automjeteve në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.