Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Në fokus të tregjeve, të ardhurat tremujore të kompanive
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se fitimet tremujore të korporatave kanë rezultuar mbi parashikimet e analistëve. Prodhuesi francez i makinave, Renault raportoi një rritje të të ardhurave me 30% në tremujorin e parë të këtij viti, në linjë edhe me parashikimet e tregjeve. Në Shtetet e Bashkuara, edhe Netflix, IBM dhe Morgan Stanley raportuan fitime mbi parashikimet e analistëve.
Në anën tjetër, kompania e makinave elektrike, Tesla publikoi të ardhura mbi parashikimet e tregjeve, por të ardhurat neto ranë me 24% me bazë vjetore, në totalin e 2.51 miliardë dollarëve. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë globale.
Nga 53 kompani që kanë publikuar deri më tani raportet e tyre dhe janë të listuara në indeksin S&P 500, mbi 83% e tyre kanë raportuar fitime më të larta se parashikimet e analistëve. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Eurozonë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.