Çfarë do të ndodhë me çmimin e apartamenteve? – Konsulenti i pronave tregon zonat në Tiranë që ofrojnë çmime nga 800 deri 1200 euro/m2
Prej më shumë se tre vitesh, çmimet e apartamenteve kanë njohur rritje, një tendencë kjo që duket se do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim.
Eri Gurra, konsulent pronash tregon kërkesat që kanë kryesisht qytetarët, të cilët janë të orientuar drejt apartamenteve me sipërfaqe më të reduktuar, si edhe zonat ku çmimet janë ende të përballueshme dhe variojnë nga 800 deri në 1200 euro/m2.
Këto zona, shihen me perspektivë zhvillimi, nisur edhe nga projektet infrastrukturore si Bulavardi i ri i Tiranës si edhe Unaza e Madhe e cila pritet që të finalizohen brenda këtij viti.
Në këto kushte gjykojnë ekspertët, vlera e pronës do të vijojë që të njohë rritje.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Gurra tha se në dy muajt e parë të këtij viti interesi për të blerë një apartament ka qenë i lartë, krahasuar kjo me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Ada Hazizolli/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.