Çfarë i sjell Shqipëria Europës? – Ambasadori Gonzato: BE ka arsye të forta për t’u zgjeruar
Në një kohë kur flasim për përfitimet që do të ketë Shqipëria nga integrimi në Bashkimin Europian, i jepet rëndësi edhe një optike tjetër, asaj se cila është vlera e shtuar që përfiton Europa nga pranimi i vendit tonë në familjen e saj.
Për të dytin vit radhazi, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, dhe një sërë partnerësh të huaj, organizuan konferencën ndërkombëtare rreth perspektivave të integrimit europian të Shqipërisë.
Pë ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Ballkani mundet dhe duhet të jetë i integruar tërësisht në BE.
Në panelet e konferencës u diskutuar se çfarë sjell konkretisht Shqipëria dhe Rajoni në BE-në e ditëve të sotme dhe të nesërme është cili është kontributi i saj në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare, duke iu referuar rolit si anëtare jopermanente e Këshillit të Sigurimit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.