Credit Suisse njofton ndryshime në menaxhimin e bankës zvicerane!
Anëtari i bordit ekzekutiv të Credit Suisse Switzerland Daniel Hunziker do të marrë drejtimin e biznesit të klientëve të korporatave të bankës, thuhet në njoftimit e së hënës.
Hunziker do të marrë pozicionin e ri përveç punës së tij ekzistuese si drejtues i klientëve institucionalë në Credit Suisse me efekt të menjëhershëm.
Lëvizja është ndryshimi i fundit i menaxhimit i njoftuar që nga marrja e Credit Suisse nga UBS.
Credit Suisse gjithashtu njoftoi të hënën se Andreas Gerber, kreu i bankingut të korporatave dhe një anëtar tjetër i bordit ekzekutiv të Credit Suisse Switzerland, do të largohet nga banka.
Veterani bankar do të “marrë një pushim për momentin” pas 34 vitesh në Credit Suisse dhe Schweizerische Volksbank, tha Credit Suisse.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.