Dimër i ashpër në Europë – Kushtet e këqija të motit po shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve dhe energjisë
Një ‘batanije dëbore’ ka mbuluar Londrën dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit në rrugë dhe në aeroporte me më shumë se 300 anulime fluturimesh.
Temperaturat kanë rënë në minus dhjetë gradë Celsius në disa zona ditët e fundit.
Ka alarme të verdha për borë, mjegull dhe ngrica në disa zona duke përfshirë juglindjen dhe jugperëndimin e Anglisë dhe veriun e Skocisë.
Polonia
Bora ka prekur edhe Poloninë me vonesa dhe ndërprerje në transportin publik dhe rrugët.
Meteorologët thonë se vendi do të jetë në mbërthimin e kushteve të ngrirjes pasi temperaturat do të zbresin në minus 10 deri në 15 gradë Celsius, duke arritur ndoshta në minus 20.
Estonia
Periudha e ftohtë në Estoni bëri që të hënën pasdite kishte më shumë se dhjetë mijë shtëpi pa energji elektrike.
Fluturimet u anuluan, trenat u vonuan dhe tragetet u ndërprenë nga erërat e forta.
Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia
Ndërkohë në zonën veriperëndimore të Bosnje-Hercegovinës dhe gjithashtu në Kroaci reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan vërshimin e lumenjve, të cilët përmbytën dhjetëra shtëpi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.