Dobësohen Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë të martë pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane vijon të ruaj qëndrueshmërinë e saj pasi vazhdon edhe sot të blihet me 105.2 lekë dhe të shitet me 106 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka pësuar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 109.9 lekë dhe duke u shitur me 111 lekë në raport me ditën e hënë.
Paundi britanik ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 120.9 lekë dhe është shitur me 122 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.