Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Franga ndërsa Dollari vijon të forcohet!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë pikë sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.3 lekë sipas kursit ë këmbimit lokal.
Monedha europaine nuk ka shënuar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon edhe sot të blihet me 103.7 lekë dhe të shitet me 104.4 lekë sikurse edhe ditën e djeshme.
Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur zbritje të vlerës këtë të martë teksa është blerë sot me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.