Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Monedha europiane është dobësuar sërish këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka humbur pikë mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 94.5 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë në raport me ditën e hënë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie duke u blerë sot me 104.8 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka regjistruar zbritje të vlerës duke u blerë sot me 119.4 lekë dhe duke u shitur me 120.4 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.