Dollari amerikan fiton sërish pikë – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë në mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq nuk ka pasur lëvizje të vlerës teksa qëndron prej disa kohësh në po të njëjtat kuota duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitu me 104.1 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 108.5 lekë dhe duke u shitur me 109.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur rënie të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.