ECOMARE: Një projekt europian që promovon biodiversitetin detar!
Ka dy qendra ECOMARE – Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit dhe aty është qendra kërkimore CEPAM, e promovuar nga Universiteti i Aveiro, e cila është e hapur për publikun të mërkurën e tretë të çdo muaji.
Në grykëderdhjen e Aveiro në Portugali, biodiversiteti dhe ruajtja janë në qendër të projektit ECOMARE. Shkencëtarët dhe studiuesit që punojnë në këtë nismë europiane, të promovuar nga Universiteti i Aveiro, po hetojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në florën dhe faunën detare dhe po kujdesen gjithashtu për kafshët e lënduara.
Spitali CPRAM është i hapur 24 orë në 365 ditë në vit. dhe ka kapacitetin për të trajtuar më shumë se 1000 kafshë të lënduara në vit. Zogjtë përbëjnë shumicën e pranimeve. Gjithashtu kujdeset për delfinët dhe breshkat. Costa Nova është një breshkë e tillë që u kap në një rrjetë peshkimi, ajo ka qenë në qendër për shtatë muaj.
Spitali është përgjithësisht i mbyllur për publikun për të ruajtur shëndetin dhe rikuperimin e kafshëve, shumë prej të cilave kanë fraktura ose kanë gëlltitur grepa, plastikë dhe toksina.
Megjithatë, vizitorët lejohen të vijnë në qendrën CEPAM të mërkurën e tretë të çdo muaji për qëllime edukative.
Buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 4.8 milionë euro, 84.3% është subvencionuar nga politika e kohezionit të Bashkimit Europian.
Shumë ekspertë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt grykëderdhjes së Aveiros për të shqyrtuar përfitimet e bioteknologjisë dhe efektet e ndryshimit të klimës në jetën detare.
Kujdesi për oqeanet është baza e këtij projekti sepse oqeanet na përkasin të gjithëve ne. Sot, Costa Nova rikthehet në Atlantik. Ky projekt, i cili fitoi çmimin REGIOSTARS, konsiderohet si një nga pesëmbëdhjetë nismat më të mira të mbështetura nga Bashkimi Evropian në 15 vitet e fundit.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.