2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja kush përfiton dhe çfarë kushtesh ofrohen nga buxheti total 250 mln euro

Qeveria vijon mbështetjen për sektorin privat, duke ndarë edhe 2.4 milionë euro të reja për financimin e investimeve të kompanive vendase.
Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut ka transferuar 148.6 milionë denarë, ose rreth 2.4 milionë euro, në Bankën e Zhvillimit për të mbështetur investimet e kompanive vendase.
Me këtë pagesë të fundit, shuma totale e fondeve të vendosura në dispozicion të ekonomisë, ka arritur në 14.5 miliardë denarë, që përkthehet në rreth 235.8 milionë euro.
Mbështetja, është pjesë e programit shtetëror për financimin e sektorit privat, i cili parashikon një buxhet të përgjithshëm prej 250 milionë eurosh. Sipas vlerësimeve të institucioneve, këto mjete pritet të gjenerojnë investime që arrijnë vlerën e rreth 300 milionë eurove.
Fondet janë të destinuara për kompanitë që planifikojnë investime të reja, zgjerim të kapaciteteve prodhuese dhe zhvillim të mëtejshëm të aktivitetit të tyre.
Financimi do të realizohet përmes bankave komerciale, të cilat do të ofrojnë kredi me kushte të favorshme. Kompanitë, do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me normë fikse interesi prej 1.95 për qind në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet, dhe afat mospagimi deri në tre vjet.
Ministria e Financave vlerëson se kjo mbështetje synon të nxisë investimet private, të krijojë mundësi të reja për bizneset vendase, si dhe të japë një shtysë të mëtejshme për rritjen ekonomike të vendit.
Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që plotësojnë standardet, do të lejohen në treg
Pas gati dy dekadash, Maqedonia e Veriut po ndërmerr rregulla të reja për cilësinë e karburanteve të lëngshme. Qeveria ka miratuar Rregullore të re për......
Apollo, ofertë $7.7 mld për të blerë EasyJet - Tejkalon ofertën e grupit amerikan të kreditimit, Castlelake
Apollo Global Management ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë EasyJet, në një marrëveshje prej 5.7 miliardë paund, apo 7.7 miliardë dollarë,......
Ligji i Faljes, Tatimet: Deri tani janë fshirë 313 milionë euro detyrime për 121,630 tatimpagues
Drejtoria e Tatimeve, me një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “po vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit......
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale review negative, për të dëmtuar reputacionin e bizneseve të turizmit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita doli sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, në kuadër të angazhimit për komunikim të......
Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara
Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Kryeministri......
“World Cup” kryeson kërkimet në Google në Shqipëri/ Kampionati Botëror mban shqiptarët të “mbërthyer” pas ekraneve
Interesi i shqiptarëve në Google gjatë muajit të fundit është dominuar nga Kampionati Botëror i Futbollit. Sipas të dhënave të Google Trends, termi “world......
Bujqësia mban peshën kryesore të punësimit në Shqipëri/ Shërbimet renditen të dytat, ndërsa ndërtimi dhe prodhimi zënë një pjesë më të vogël
Bujqësia vijon të mbajë peshën më të madhe në tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave për vitin 2025, 33.8% e personave të punësuar mbi moshën 15 vjeç......
“Pagat në administratën publike u rritën nga 35%- 65%’’/ Pirdeni: Tre kapituj të negociatave drejt mbylljes
Shqipëria është gati të mbyllë edhe tre kapituj të tjerë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Këtë e bëri me dije ministrja e shtetit për......



