Bizneset qarkulluan 1.4 miliardë euro më shumë - Shërbimet, turizmi dhe tregtia rrisin ndjeshëm të ardhurat e sipërmarrjeve

Bizneset në Shqipëri kanë pasur aktivitet pozitiv gjatë katër muajve të parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-prill 2026 u rrit me 133 miliardë lekë ose 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025, duke u dyfishuar në krahasim me rritjen ekonomike.
Rritja në qarkullimin e bizneseve, sipas Ministisë së Financave, është mbështetur kryesisht nga tre sektorë. Shërbimet, që shënuan rritjen më të lartë, me 24.5%. Kjo tregon kryesisht zgjerimin e aktivitetit ekonomik në sektorët e lidhur me turizmin dhe aktivitete të tjera të ndërlidhura. Ndërtimi gjithashtu regjistroi një rritje prej 13.2%, pasuar nga tregtia me rritje 10.4%, si një tjetër sektor me peshë në ekonomi.
Sipas Ministrisë, kjo ecuri vjen për shkak të rritjes ekonomike; formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë, çka do të thotë raportim më i plotë i xhirove të deklaruara dhe konsumit të brendshëm më të lartë, i mbështetur nga rritja e të ardhurave dhe punësimi.
Në të njëjtën linjë ecur edhe zgjerimi i numrit të bizneseve. Referuar të dhënave zyrtare, në total deri në fund të prillit 2026 numri total i bizneseve ka arritur 144,940. Ndërsa në raport me një vit më parë janë 8,070 biznese të reja janar – prill 2026.
E thënë ndryshe numri i bizneseve është rritur me 11% krahasuar me 4 mujorin 2025.
Ritmi i rritjes reflekton përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e besimit të sipërmarrjes dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ( shërbimi dhe transporti).
Ecuria pozitive e ekonomisë lidhet me disa faktorë si përmirësimi i konsumit të brendshëm, lehtësitë administrative për hapjen e bizneseve, si dhe rritja e interesit për investime në sektorë të caktuar.
Megjithatë, sfidat mbeten të pranishme. Qëndrueshmëria e kësaj rritjeje do të varet nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat i kanë shtrirë pasojat edhe në Shqipëri, ku për shkak të rritjes së lartë të çmimit të karburanteve, bizneset po përballen me kosto të larta të transportit dhe presion mbi fitimet dhe investimet.
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......
Ibrahimaj: Investimi i “Lutech” konfirmon potencialin e Shqipërisë si qendër e inovacionit dhe teknologjisë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të kompanisë “Lutech” në Shqipëri, në prani......
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat - Liderët diskutojnë zgjerimin e BE-së, sigurinë rajonale, Planin e Rritjes Ekonomike
Po mbahet në Tivat të Malit të Zi, samiti i radhës midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tema e samitit është “Mirëqenia dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së......
Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - ARRSH: Punimet në dy lotet e para kanë arritur në rreth 20%
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme......



