Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2026, 10:26

Java nis negativisht për Dollarin dhe Paundin – Forcohet sërish franga zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Java nis negativisht për Dollarin dhe Paundin – Forcohet sërish

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur sërish pikë duke regjistruar zbritje të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.3 lekë.

Monedha europiane ndërkaq edhe pse ka shënuar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm dhe gjatë fundjavës e ka nisur javën në vlera relativisht të qëndrueshme duke u blerë sot me 94.6 lekë dhe duke u shitur me 95.4 lekë në raport me javën e kaluar.

Sipas kursit të këmbimit lokal franga zvicerane ka pasur rritje të kuotës duke u forcuar gjatë këtyre dy ditëve teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë në raport me javën që lamë pas.

Paundi britanik sakaq ka pësuar zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot në raport me javën e shkuar me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat