Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 10:50

Luhatje në tregun në valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun në valutor – Dobësohet Dollari amerikan.

Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte negativisht pasi ka regjistruar zbritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon edhe këtë mëngjes të mos ketë ndryshime të konsiderueshme të kuotës krahasuar me ditën e mërkurë edhe pse vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.1 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte pasi është forcuar në raport me ditën që lamë pas duke u blerë sot me 100.9 lekë dhe duke u shitur me 101.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e kaluar duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë duke ndjekur kështu një trend pozitiv përgjatë kësaj jave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat