Flotë e re automjetesh për sistemin penitenciar – Balluku: Investimi kryesor, te burimet njerëzore. Manja: Rrisim pagat për 4,524 punonjës
Sistemi penitenciar në vend është pajisur me një flotë të re automjetesh. Ajo është prezantuar këtë të premte nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, si dhe nga përfaqësues të institucioneve në vend. Zv/kryeministrja Balluku tha se investimi kryesor i Qeverisë është te burimet njerëzore.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përtej investimeve në infrastrukturë, paralajmëroi rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King Smith u shpreh shumë krenar për atë që ka arritur drejtësia shqiptare falë bashkëpunimin mes dy vendeve, si për shembull po ndalin organizatat kriminale apo largimin e të rinjve.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.