Forcimi i dollarit rrëzon naftën – Investitorët, të shqetësuar për tkurrjen e furnizimit të tregut
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, por rreziqet që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut kanë kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi.
Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët fituan rreth 1 dollar, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe pavarësisht vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të interesit me 75 pikë bazë. Një dollar më i fortë i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër, më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera, por në anën tjetër rrit fitimet e kompanive të naftës. Ndërkohë, embargoja e Bashkimit Europian ndaj naftës ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor dhe pritet të shkaktojë një tjetër tkurrje të furnizimit.
Referuar të dhënave të tjera, prodhimi i naftës nga vendet e OPEC ra gjatë tetorit, për herë të parë që nga qershori i këtij viti. Përsa i përket kahut të kërkesës, lajmet se qeveria kineze do të lehtësojë masat anti-Covid kanë ofruar një mbështetje për çmimet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.