Forcohet sërish Dollari e Franga ndërsa Paundi e monedha europiane vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 94.4 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot me 100.3 lekë dhe shitet me 101.2 lekë në raport me dje duke vijuar të humbasë pikë.
Franga zvicerane ka regjistruar rritje teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 118.2 lekë duke humbur edhe sot pikë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.