Gabimet e restoranteve në SHBA – Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar dhe rendi i gabuar i shërbimeve
Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar ose rendi i gabuar i shërbimeve duket se janë ndër përvojat e këqija të miliona amerikanëve vitet e fundit kur darkojnë jashtë. Katër vjet pas bllokimit shkatërrues të koronavirusit, industria e hotelierisë është ende në krizë. Problemi kryesor është se restorantet po përpiqen të gjejnë punëtorë mjaftueshëm të kualifikuar, një problematikë që daton më parë, por është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga pandemia.
Në një kohë që në vendet e mesdheut jo vetëm industria e turizmit, sidomos gjatë muajve të verës, por edhe kateringu, supermarketet, ndërtimet kërkojnë staf të kualifikuar, por nuk e gjejnë dot. Në fillim të vitit 2023, Shoqata Kombëtare e Restoranteve në SHBA zbuloi se kishte 400.000 më pak njerëz të punësuar në industritë e mikpritjes sesa në vitin 2020, dhe rreth 87% e restoranteve funksiononin me staf të pamjaftueshëm.
Deri në fund të vitit 2023, punësimi në restorante më në fund tejkaloi nivelet para pandemisë, sipas Byrosë së Statistikave të Punës, por kishte ende gati 1 milion vende pune të paplotësuara. Në të njëjtën kohë, shumë preferuan të porosisin ushqime, me kompaninë e softuerit të porositjes dhe rezervimit online, Toast që regjistroi 74% qarkullim vjetor për këto restorante, më i larti nga çdo industri në SHBA.
Punëdhënësit dhe drejtuesit e industrisë janë vërtet të dëshpëruar, me disa ‘duke shpresuar’ për një…recesion që t’i detyrojë njerëzit të bëhen sërish pjesë e këtij sektori. Pavarësisht këtij kërcënimi ekzistencial, shumica po kërkojnë ende një mënyrë për të shpëtuar restorantet e tyre.
Por sipas sondazhit të 2023-shit të Toast, arsyeja nr. 1 pse restorantet humbasin punonjës janë punëdhënësit e këqij, të ndjekur nga paga e ulët, orët e gjata të punës, kultura e dobët dhe mungesa e mundësive për rritje në karrierë. Kështu, restorantet përpiqen të gjejnë formula, por duket se kanë frikë të provojnë diçka të re, sepse ndryshimet mund të mos miratohen nga klientët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.