Gara e fortë për blerjen e lëndëve të para – Vihet në dyshim fitorja ndaj inflacionit
Nëse beteja kundër inflacionit mund të thuhet se ka mbaruar, pse çmimet e lëndëve të para po rriten prej dy muajsh? Në dokumentin e fundit të planifikimit ekonomik, anëtarët e Rezervës Federale kanë rritur vlerësimet e tyre të inflacionit të pritshëm për fundin e vitit: llogaritja e shpenzimeve të konsumit personal u rishikua lart në versionin bazë nga 2.4% në 2.6%.
Të dhënat më të fundit të regjistruara për muajin shkurt, shënuan 2.8%. Ende larg kufirit prej 2%, objektivi i bankave qendrore kryesore. Por pikërisht në përfundimin e kësaj përpjekjeje lëvizja e lëndëve të para, në njëfarë kuptimi, po jep alarmin.
Veçanërisht në muajin e fundit ka pasur një kthesë vendimtare në rritje në sektorin e mallrave, të cilët janë “sensorët” që paralajmërojnë për mbinxehjen e inflacionit. Lëvizja e çmimeve të arit nuk është e rastësishme sepse historikisht, në një mjedis reflacioni ose stagflacioni, priret të parashikojë lëvizjen e normave me 18/22 muaj.
Lëvizin jo vetëm lëndët e para si metalet apo nafta, por edhe mallrat e buta, të cilat kanë edhe karakteristikën e “parashikimit” të rritjes 3-mujore të inflacionit. Rreziku që shumëkush i frikësohet është shpalosja e një skenari të ngjashëm me atë të viteve ’70/’80 që pa – pas valës së parë rritëse dhe një faze në rënie, një rifillim të inflacionit i cili në terma kohorë i ngjan shumë fazës aktuale.
Duhet të theksohet gjithashtu se cikli i gjatë i mallrave, i cili zgjat mesatarisht 15 vjet, duket se ka filluar në vitin 2023. Në fakt, duhet nënvizuar se për momentin përqindja e investimeve në lëndë të parë në krahasim me obligacionet është jashtëzakonisht e ulët, situatë e parë vetëm në nivelet më të ulëta të vitit 2008.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.