Google prezanton smartfonin e ri – Në treg, edhe ora inteligjente që mat temperaturën e trupit
Google i Alphabet hodhi në treg telefonat Pixel 8 dhe një orë të re inteligjente që integron teknologjinë e saj të inteligjencës artificiale më thellë në pajisjet e konsumatorit.
Smartphone kryesor Pixel i Google është sa një fraksion i shitjeve të iPhone të Apple, por është krijuar për të treguar se si produktet Android i kalojnë kufijtë e teknologjisë së disponueshme. Pixelët janë të njohur për entuziastët e fotografisë dhe konsumatorët që preferojnë pajisjet Android pa modifikime nga prodhuesit e tjerë të telefonave.
Google përforcoi linjën Pixel me procesorin e tij më të fundit celular, Tensor G3. Çipi i ri i personalizuar i Google ka më shumë aftësi IA dhe aftësi mekanike të të mësuarit, duke u mundësuar përdoruesve të grumbullojnë më shumë të dhëna në vetë pajisjen dhe në ‘cloud’.
Veçoritë e IA mund të ndihmojnë me fotografimin, përmbledhjen e faqeve në internet dhe bllokimin e thirrjeve të padëshiruara. Pixel 8 Pro i nivelit më të lartë përmban një aplikacion termometri për të matur temperaturën e trupit, pas marrjes së miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Çmimet fillestare janë 699 dollarë për Pixel 8 dhe 999 dollarë për Pixel Pro 8, 100 dollarë më shumë se modelet e gjeneratës së mëparshme. Ato do të jenë të disponueshme nga 12 tetori. Kompania gjithashtu prezantoi Pixel Watch 2 duke filluar nga 349 dollarë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.