Industria e naftës, kundër teknologjisë së gjelbër – Ka lobuar gjithnjë kundër mbështetjes për panelet diellore dhe makinat elektrike
Industria e naftës ka luftuar gjithnjë kundër mbështetjes së qeverive për teknologjitë e pastra për më shumë se gjysmë shekulli, edhe pse subvencionet e mëdha kanë mbështetur modelin e saj ndotës të biznesit. Industria e naftës loboi tek ligjvënësit për të bllokuar mbështetjen për teknologjitë me karbon të ulët si panelet diellore, makinat elektrike që në vitet 1960.
Shoqatat tregtare në SHBA dhe Evropë frenuan inovacionet e gjelbra nën maskën e mbështetjes së një qasjeje “teknologjike neutrale” për të shmangur dëmin e shkaktuar nga djegia e karburanteve të tyre.
Hulumtuesit në Universitetin e Sussex, dokumentuan dhjetëra shembuj të industrisë së naftës që u bën presion qeverive për të frenuar mbështetjen për energjinë e rinovueshme, kufizimin e fondeve për zhvillimin e teknologjive të pastra dhe dobësimin e rregullave mjedisore që favorizuan përdorimin e tyre.
Lobistët në të dy anët e Atlantikut argumentuan se subvencionet e qeverive për teknologjitë e pastra shtrembëronin tregjet e lira. Aktivistët thonë se pozicioni i tyre është “i pandershëm” sepse industria e naftës përfiton nga subvencionet dhe ndihmat e tjera financiare nga qeveritë dhe paguan vetëm për një pjesë të dëmit që karburantet u bëjnë njerëzve dhe planetit.
Në vitin 2022, subvencionet totale për lëndët djegëse fosile, duke përfshirë kostot për shoqërinë, arritën në 760 miliardë dollarë në SHBA dhe 310 miliardë dollarë në BE, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Disa ndërhyrje mund të kenë ngadalësuar rritjen e teknologjive të gjelbra, që shkencëtarët thonë se janë çelësi për të ndaluar ngrohjen e planetit. Në vitin 1975, pas një krize globale të naftës, Instituti Amerikan i Naftës kundërshtoi një faturë të kursimit të energjisë që përfshinte kredi të rimbursueshme të tatimit mbi të ardhurat për pompat e nxehtësisë në shtëpi.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.