Janari “zhvesh” spanjollët! – Temperatura deri 28 gradë celsius në Spanjën Jugore
Temperaturat pranverore në mes të dimrit të Spanjës kanë bërë që shumë prej tyre t’i drejtohen plazheve dhe kafeneve në natyrë, por edhe ata që shijojnë motin jashtëzakonisht të ngrohtë shprehën shqetësime për ndryshimin e klimës dhe kërcënimin e valëve të reja të të nxehtit.
Shërbimi meteorologjik priste që temperaturat të arrinin 28 gradë Celsius në rajonin mesdhetar të Murcias dhe 24 – 26 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Andaluzisë në Spanjën Jugore, me shumë pjesë të tjera të vendit që regjistruan 20 gradë Celsius, deri në 10 gradë Celsius mbi nivelet normale për kohën e vitit në disa vende.
Shkencëtarët kanë lidhur temperaturat përvëluese dhe kushtet e thata dhe me erë në shumë pjesë të botës, përfshirë Europën Jugore, me ndryshimet klimatike.
Viti i kaluar ishte i dyti më i ngrohti në rekord në Spanjë me valë të nxehta të njëpasnjëshme që shkaktuan thatësira dhe zjarre. Pamjet tregojnë njerëz duke hequr palltot e tyre të dimrit dhe disa të veshur me pantallona të shkurtra dhe bluza në Madrid.
Në Portugalinë fqinje, ajri u ngroh më së shumti në zonën qendrore të Leiria, duke arritur në 23 gradë Celsius dhe agjencia e motit IPMA parashikoi një rritje deri në 24 gradë Celsius të premten. Në Veri, temperaturat ishin 8 – 9C mbi nivelet normale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.