Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë nga rënia konstante që pëso gjatë kësaj jave teksa është blerë këtë mëngjes me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë.
Monedha europiane vijon edhe sot të qëndrojë poshtë nivelit të 111 lekë teksa është blerë sot me 110.7 lekë dhe është shitur me 111.4 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane e ka nisur ditën pozitivisht por vijon të qëndrojë në vlera negative në raport me fillimin e javës teksa blihet këtë të premte me 111.7 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.
Paundi britanik ka shënuar edhe ai rritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 124.7 lekë dhe është shitur me 126 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.