Jon Olav Fosse fiton Nobel për letërsi 2023 – 64-vjeçari, shkrimtar dhe dramaturg nga Norvegjia
Fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2023 është norvegjezi Jon Olav Fosse. Çmimi i është dhënë për veprat teatrale dhe prozat inovative që “i japin zë të pathënave”.
Lindur në vitin 1959, ai është shkrimtar, poet dhe dramaturg. Profili i tij konsiderohet hibrid siç pëlqehet nga akademikët suedezë për të cilët letërsia është një kryqëzim i gjerë i territoreve kulturore, jo një makineri ekskluzivisht romantike. Fosse është shkrimtari “totalisht” i përshtatshëm për shijet kërkuese të jurisë suedeze.
Norvegjia ka fituar tre herë në historinë e saj, e fundit në 1928 me Sigrid Undset, e Fosse risjell çmimin në vendin e tij më shumë se një shekull më vonë.
Fosse konsiderohet një gjigant, veprat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë në mbarë botën. Ai jeton në Grotten, një rezidencë që daton që nga viti 1823, që ia besoi mbreti i Norvegjisë për meritat e tij në fushën letrare.
64 vjeçari është renditur në vendin e 83 në listën e 100 gjenive më të mirë të gjallë nga ‘The Daily Telegraph’. Që nga viti 1901 janë dhënë 115 Çmime Nobel në Letërsi ndërsa 4 çmime për letërsinë janë ndarë mes dy personave. Deri më tani me çmimin e letërsisë janë vlerësuar 17 gra.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.