Kompanitë gjermane kanë lajme të këqija: Reduktohen punësimet dhe paralajmërohen largime masive nga puna!
Punëdhënësit në Gjermani ndërprenë planet e punësimit edhe në shkurt, dhe pushimet nga puna janë gjithashtu të mundshme në muajt e ardhshëm.
Indeksi i punësimit të institutit Ifo ra në shkurt me 0.6 pikë krahasuar me janarin, në 94.9 pikë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga instituti.
Në deklaratën për media theksohet se ekonomia e vendit është aktualisht në një situatë aq letargjike sa sa kompanitë po shtyjnë në kohë punësimin e njerëzve të rinj. Madje pushimet nga puna po konfirmohen nga paralajmërime të ndryshme të bëra kohët e fundit.
Shenjat vazhdojnë të tregojnë për shkurtime të vendeve të punës në prodhim, por edhe në tregti, sipas Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike me qendër në Mynih.
Shitësit me pakicë po i shtyjnë punësimet e planifikuara për shkak të konsumit më të ulët nga qytetarët dhe situata e biznesit në sektorin e ndërtimit është e vështirë.
Vlera e indeksit për sektorin e shërbimeve është ende lehtësisht pozitive, por ritmi i punësimit është ngadalësuar, sipas institutit. Pika më ‘e ndritur’ është sektori i shërbimeve dhe konsulentëve të IT, të cilët vazhdojnë të punësojnë me ritme të pandërprera.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.