Konfirmohet shpërblimi për pensionistët – Nuk njoftohet vendim për punonjësit e administratës publike!
Edhe këtë fundvit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar shpërblimin 5 mijë lekë për pensionistët me rastin e fundvitit. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, ata që përfitojnë pension invaliditeti do të marrin 11 mijë lekë.
“Lëvrimi i bonusit të fundivitet 695 mijë pensionistë prej 5 mijë lekësh të reja. Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë. Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë për ata që marrin pension invaliditeti, që shkojnë në 110 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar’, tha Edi Rama.
Fatura e ‘pakos’ së fundvitit llogaritet 4.3 miliardë lekë dhe përfshin edhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Ndërkohë nuk është konfirmuar nëse për segmente të caktuara të administratës do të ketë një vendim të ngjashëm.
Marinela Lina/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.