Kosova feston anëtarësimin e saj të shumëpritur në zonën Shengen!
Kombi i Ballkanit Perëndimor ishte i fundit në rajon për të aksesuar udhëtimin falas brenda Bashkimit Europian.
Kosova po feston këtë javë pas heqjes së vizave për zonën e hapur Shengen të Europës për herë të parë në historinë e vendit të vogël.
Më parë, Kosova ishte i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kishin nevojë për viza për të udhëtuar në vendet brenda Bashkimit Europian.
Krahas qindra kosovarëve që hipën në fluturimet nga aeroporti i Prishtinës për udhëtime pa viza, ishin një grup prej 50 personash që kishin fituar një lotari shtetërore – të paguar nga qeveria – duke bërë udhëtime për të festuar ndryshimin që shumë njerëz thonë se ka marrë shumë kohë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përshëndeti sistemet e reja pa viza, duke thënë për shtypin: “Kemi pritur shumë gjatë, ka qenë një padrejtësi e gjatë por më në fund ia dolëm”.
Zona Shengen lejon rreth 400 milionë njerëz të udhëtojnë lirshëm midis vendeve anëtare në BE, pa pasur nevojë të kalojnë kontrollet kufitare.
Kërkesat e ashpra nga një numër shtetesh anëtare të BE-së si dhe mosmarrëveshjet e brendshme e kanë vonuar procesin për Kosovën për shumë vite.
Në vitin 2018, BE-ja tha se ishin përmbushur të gjitha kërkesat që Kosova të heqë qafe udhëtimin me viza, por Franca dhe Holanda bënë kundërshtime mbi vendimin, nga frika e një valë të re migracioni.
Kosova ka qenë një komb i lirë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, por ende nuk është bërë një vend anëtar i OKB-së për shkak të kundërshtimeve nga Serbia, si dhe nga Rusia dhe Kina.
Shtetësia e Kosovës njihet nga më shumë se 110 vende, por deri në këtë javë, 1.8 milionë qytetarë mund të udhëtonin në më pak se 20 shtete pa viza.
Kosova njihet si një nga vendet më të varfra në Europë. Shumë e shohin heqjen e re të vizave si një mundësi për t’u përpjekur për të gjetur një punë diku tjetër në kontinent.
Megjithatë, qeveria u ka kërkuar njerëzve që të mos keqpërdorin rregullat e Shengenit. Ata deklarojnë se njerëzit lejohen të qëndrojnë për 90 ditë nga 180 ditë si turistë në zonë – por jo të ndërmarrin asnjë punë me pagesë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.