Kryebashkiaku Sotiraq Filo takim me ambasadorin e Azerbajxhanit – Në diskutim gazifikimi i Korçës
Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, priti në një takim pune në ambientet e bashkisë, ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
“Në fokus të takimit, me ambasadorin Huseunov ishte diskutimi mbi ecurinë e projektit të rëndësishëm të gazifikimit të Korçës”, tha Filo.
“Bashkë me përfaqësues të kompanisë më të madhe të gazit në Azerbajxhan SOCAR dhe drejtues të kompanisë shqiptare të gazit ALBGAZ, u zhvilluan sot një sërë takimesh konsultative me përfaqësues të shoqërisë civile, biznese, policinë dhe industritë që operojnë në Bashkinë Korçë, si një prej komponentëve më të rëndësishëm për vazhdimësinë e këtij projekti”, ka njoftuar Bashkia Korçë.
Ky projekt do të zgjidhë përfundimisht problemin e ngrohjes për banorët, duke sjellë mundësi të shkëlqyera për industrinë, investitorët, punësimin dhe mbrojtjen e pyjeve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.