Kush do blinte një lojë shahu për 230 mijë euro? – “Duel des Thes” mund të përfitohet vetëm nga tetë blerës
Një set shahu për vetëm 230 mijë euro. Dhe kushdo që kërkon ta blejë duhet të nxitojë pasi janë prdhuar vetëm 8 të tillë. Përvec faktit që gurët janë në argjend të pastër, forma e tyre nuk është tradicionale. Për këtë arsye seti është quajtur: Dueli i çajrave.
Seti i shahut me prodhim të kufizuar ‘Duel des Thés’ nga shtëpia ikonike pariziane Christofle synon të bëjë histori. Kjo për faktin që, çuditërisht në epokën tonë digjitale, lojrat reale – dhe veçanërisht ato të tavolinës – kërkohen gjithnjë e më shumë. Dhe për këtë arsye shtëpia prodhuese Christofle është ‘e pranishme’ në mënyrën më lozonjare dhe në të njëjtën kohë elegante, duke paraqitur dy nga enët e saj më ikonike të darkës në një formë që provokon – dhe kërkon – një duel.
Pra kush do të blejë një set shahu 230 mijë euro?
‘Duel des Thés’ frymëzohet nga një prej emblemave të tij, ajo e kalorësit, dhe i jep një përdorim funksional të dyfishtë. Ideja ishte që të prezantoheshin dy grupe të enëve ikonike të çajit Kompleti, emri i të cilit përkthehet në “dueli i çajrave”, është një variant i gjallë ku gurët zëvendësohen nga çajnikët, kana qumështi, gota dhe enë sheqeri.
Një lodër? Jo saktësisht. Po flasim ndoshta për shtëpinë më të rëndësishme të argjendarisë në botë, ndaj përsosmëria dhe vëmendja ndaj detajeve është një rrugë me një drejtim. Në vend që të mbështetet në makineritë e prodhimit, Christofle zgjedh artizanë të aftë, të cilët ndërtojnë me dorë çdo pjesë – plus të gjitha kallëpet dhe mjetet e tjera të përdorura për t’i prodhuar ato – në fabrikën e saj në Normandi.
Shahu është shumë kërkues dhe duhet shumë kohë për t’u përsosur. Pjesët e enëve janë mjaft të vogla, duke variuar në madhësi nga dy deri në shtatë centimetra, kështu që kjo i shton një nivel tjetër kompleksiteti krijimit. Dhe gjëja më mbresëlënëse? 32 gurët, aq të vegjël sa janë, janë gjithashtu plotësisht funksionalë! Mini çajnikët vijnë të kompletuar me grykë të zbrazët dhe kapakë të varur, dhe janë po aq të detajuar sa homologët e tyre në madhësi reale.
Sa i përket vetë tabelave të shahut, ato janë montuar nga Jean-Brieuc Chevalier, një mjeshtër i aftë nga Angers, i cili vendos katrorët e argjendtë në kornizën drurit të lisit. Kompletet kërkojnë gjashtë muaj për t’u prodhuar dhe kanë një çmim të arsyeshëm prej 230.000 eurosh – ndoshta kjo është arsyeja pse Christofle do të krijojë vetëm tetë pjesë.
Seti origjinal është i ekspozuar në dyqanin Christofle në Harrods, Londër, por të apasionuarit pas shahut dhe luksit mund të porosisin setin e tyre në cilindo nga dyqanet e tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.