Manovra kineze e Vladimir Putin – Presidenti rus rrit furnizimet me gaz për Pekinin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin konfirmoi aktivizimin e një depozite të re të rëndësishme gazi siberian që do të kontribuojë në një shtim të kualifikuar të furnizimit të Kinës.
Depozita e gazit e Kovitka do të kalojë nëpër gazjellësin “Fuqia e Siberisë” që transporton gazin rus në Kinë. Me rezerva deri në 1.8 trilion metra kub, është më e madhja e Rusisë lindore.
Ky projekt i sapo nisur është pjesë i strategjisë së Rusisë për të zhvendosur eksportet e gazit drejt lindjes në një kohë që Bashkimi Europian redukton varësinë nga energjia ruse si reagim ndaj luftës në Ukrainë.
Putin e vlerësoi si një ngjarje domethënëse për industrinë energjitike ruse dhe për të gjithë ekonominë. Ai realizoi një lidhje me video me punëtorët e kësaj baze, të cilët u shfaqën të rreshtuar në borë me tuta mbrojtëse blu dhe pajisje të tjera të sigurisë në punë. Putin i urdhëroi të fillonin punën për të inaguruar projektin.
Rusua nisi t’i shiste gaz natyror Kinës në fund të vitit 2019 nëpërmjet gazsjellësit “Fuqia e Siberisë” që ka furnizuar rreth 10 miliard metra kub gaz në vitin 2021, ndërsa pritet të arrijë kapacitetin e plotë prej 38 miliard metra kub në vitin 2025. Rusia aktualisht është furnizuesi i tretë i gazit për Kinën
N ëmuajin shkurt të këtij viti, kreu i Kremlinit arriti një marrëveshje për shitjen e 10 miliard metra kub gaz Kinës nga ekstremi lindor i Rusisë nëpërmjet një gazjellësi të ri më të vogël drejt veri lindjes së vendit.
Moska parashikon ndër të tjera ndërtimin e një tjetër gazsjellësi të rëndëishëm “Fuqia e Siberisë 2” nëpërmjet Mongolisë, me objektivin për të shitur dhe 50 miliard metra kub gaz të tjerë në vit.
Putin deklaroi një javë më parë se projektet do i lejojnë Rusisë që të rrisë shitjet e saj të gazit ndaj Kinës deri në 48 miliard metra kub gaz në vit brenda 2025-ës dhe 88 miliard metra kub gaz brenda vitit 2030.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.