Matësit inteligjentë – Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit inteligjentë. Komisioni europian do të prezantojë një plan për të reduktuar me 5% konsumin nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 19.00 të mbrëmjes. Strategjia e menduar është ajo e ulje së fuqisë së matësve.
Në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur të ndizen njëkohësisht lavatricja dhe larësja e pjatavae, apo lavatricja dhe furra.
Sa herë që matësit do të regjistrojnë një konsum të tepruar, energjia elektrike do të stakohet automatikisht. Në këtë mënyrë, askush nuk mund të shmangë racionimin e energjisë elektrike. Objektivi është reduktimi me 10% i konsumit të energjisë elektrike, 5% nga të cilat pikërisht në orarin kryesor të ditës.
Përpjekjet e komisionit europian për të ndaluar qytetarët që të konsumojnë më shumë po shtohen në pritje të dimrit. Por ka nga ata që vënë në dukje se reduktimi i fuqisë së matësve në orarin 08.00 – 19.00 mund të shtyjë qytetarët që të përdorin më shmë elektroshtëpiake njëkohësisht në orarin e mbetur, duke çuar dëm të gjitha përpjekjet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.