Menaxhimet e plazheve – BE, ultimatum Italisë për koncesionet e tyre
Një tjetër sprovë për Italinë në temën e koncesioneve të plazheve vjen nga BE
Këtë herë jo nga Brukseli, por nga Luksemburgu, ku Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka ripërsëritur se çdo shtet duhet të zbatojë një procedurë të paanshme dhe transparente përzgjedhjeje midis kandidatëve për menaxhimin e plazheve të tij.
Vendimi ka të bëjë me një rast të veçantë, atë të Ginosa, në provincën e Tarantos, por shërben si një paralajmërim për një qeveri që ka zgjatur koncesionet aktualisht në fuqi deri në fund të vitit 2024.
Së shpejti mund të mbërrijë edhe një procedurë shkeljesh evropiane për këtë temë, për shkelje të direktivës Bolkestein të vitit 2006 mbi konkurrencën. Nga ana tjetër kryeministrja e vendit Meloni, ka garantuar se autoritetet italiane do të sigurojnë zbatimin e legjislacionit europian shumë shpejt.
Giorgia Meloni duket se i ka premtuar Brukselit se do ta zgjidhë problemin së shpejti, por nuk do ta ketë të lehtë të kapërcejë rezistencën e partive të tjera që përbëjnë ekzekutivin e saj dhe që ende sot mbrojnë vazhdimësinë e punës së pronarëve të objekteve në plazhe.
Ndërkohë, sektori shpreson në zgjidhje kompromisi. Qaeverisë italiane dhe parlamentit iu është kërkuar që të aplikojnë zgjidhje rregullatore si dhe një reformë organike të sektorit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.